Aleksandër Çipa: Basha konfirmoi autoritetin kontrollues mbi partinë dhe strukturat e reja
Analisti Aleksandër Çipa u shpreh në Euronews Albania se kryedemokrati Basha me fjalimin e sotëm që mbajti në Kuvendin Kombëtar konfirmoi autoritetin kontrollues mbi partinë dhe strukturat e reja.
“Një konfirmim të autoritetit të tij kontrollues mbi partinë dhe strukturat e reja të saj”, tha ai.
Drejtuesi politik i qarkut të Lezhës, Mark Marku shprehu rezerva mbi strategjinë e Partisë Demokratike, duke shtuar se qasje e z. Basha është e gabuar.
Për z. Çipa, Mark Marku ishte i vetmi zë në Këshillin Kombëtar, i cili listoi çështjet bazike që shqetësojnë Partinë Demokratike të Shqipërisë.
“Mendoj se ishte zëri i vetëm, potencialisht më anti-formal dhe anti-burokratik, në Kuvendin Kombëtar të sotëm të Partisë Demokratike. Zë kritik në çështje konkrete”, shtoi ai.
Gjatë intervistës së tij në Euronews Albania, analisti komentoi deklaratën e sotme të ish-kryeministrit Berisha për shpalljen “non grata” nga DASH, kur tha se avokati po përgatit hapat finalë të padisë ndaj Antony Blinken.
Ai shtoi se z. Berisha në pikëpamjen politike po i bën karshillëk të drejtpërdrejtë Departamentit Amerikan të Shtetit.
Ai shtoi se z. Berisha në pikëpamjen politike po i bën karshillëk të drejtpërdrejtë Departamentit amerikan të Shtetit.
“Në pikëpamje politike, ky është një karshillëk që i bën masës politike dhe vendimit diplomatik që DASH i ka adresuar z. Berisha. Kjo nuk i shton peshë PD dhe nuk i vlen për ardhmërinë e saj”, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta