Aleksandër Çipa ‘zbërthen’ mesazhet që përcolli sot ambasadorja Yuri Kim

24 Shtator 2021 | 19:39

Analisti Aleksandër Çipa tha se ambasadorja amerikane Yuri Kim tregoi sot nga selia e PD-së se SHBA mbetet e palëkundur sa i parket shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Berisha.

Ai u shpreh për Euronews Albania se gjuha që përdori znj. Kim kishte mesazhe të qarta për ish-kreun e PD-së dhe mbështetësve të tij.

“Më shumë se sa një mesazh për kreun e PD Lulzim Basha, artikulimi i ambasadores amerikane në Tiranë në takimin që pati në selinë e PD është një mesash i drejtpërdrejtë ndaj  mbështetësve të Sali Berishës. Nuk ka asnjë dyshim se përcaktimi “non grata” i z. Berisha parakupton një qëndrim të panegociueshëm”, tha Çipa.

Sipas Çipës, Partia Demokratike ndodhet në një ngërç të mirëfilltë, ndërsa nuk përjashton mundësinë që  konflikti i nisur mes liderit aktual dhe paraardhësit të tij të prodhojë situata komplekse.

“PD është në një ngërç. Unë mendoj se ditët e ardhshme do të kemi situata komplekse”, tha ai.

Z. Çipa nuk përjashton faktin, që akuzat e Departamentit Amerikan të Shtetit të ngritura për Berishën të materializohen në një proces juridik.

“Akuzat të Departamentit Amerikan të Shtetit, të cilat kanë formën e një epitafi politik dhe një përmbajtje juridike të pastër, ai akuzohet publikisht  për pengim të demokracisë, dhe për mbështetje të korrupsionit, madje dhe familjarët dhe partnerët politikë, dhe si të tilla ata do të jenë pjesë e një procedim dhe një procesi juridik. Besoj do të kemi mundësinë në të ardhmen e afërt ta verifikojmë dhe ta provojmë”, tha z. Çipa.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026