Aleksandër Lumezi nuk pranon propozimin për t’u bërë zëvendëskryeprokuror i Shtetit

29 Dhjetor 2025 | 15:58

Ish-kryeprokurori i Shtetit i Kosovës, Aleksandër Lumezi e ka hedhur poshtë një propozim për t’u bërë zëvendëskryeprokuror i Shtetit, për shkak të, siç tha, angazhimeve të tjera profesionale.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) tha të hënën se u njoftua nga Lumezi përmes një letre se ai nuk e dëshiron këtë pozitë, pas propozimit të ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj.

Refuzimi i tij u bë i ditur vetëm disa orë para një mbledhjeje të Këshillit Prokurorial, ku pritej të votohej për emërimin e tij.

“Pas një shqyrtimi të kujdesshëm të përgjegjësive dhe angazhimeve që kjo pozitë kërkon, kam arritur në përfundim se në këtë moment nuk do të jem në gjendje të pranoj këtë detyrë, për shkak të angazhimeve të mia profesionale si prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe në Komisionin për Vlerësimin e Performances së Prokurorëve të të gjitha niveleve”, thuhet në letrën e Lumezit

Lumezi ka qenë Kryeprokuror i Shtetit nga viti 2015 deri në vitin 2022, kur i mbaroi mandati. Propozimi për ta emëruar Lumezin në këtë pozitë vjen në një kohë kur në Këshillin Prokurorial ndodhën polemika dhe ndryshime.

Javën e kaluar, Qalaj u emërua ushtrues i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, pasi Besim Kelmendi kishte dhënë dorëheqje.

Dorëheqja e Kelmendit erdhi disa ditë pasi Gjykata Supreme e anuloi vendimin e Këshillit Prokurorial për shkarkimin e tij, duke e quajtur të kundërligjshëm. Kosova është pa Kryeprokuror të Shtetit qëkurse Lumezit i mbaroi mandati më 2022.

Presidentja Vjosa Osmani nuk e dekretoi Blerim Isufajn për këtë pozitë kur Këshilli Prokurorial ia propozoi vite më parë, me arsyetimin se janë gjetur disa shkelje ligjore në procesin e përzgjedhjes.

Faktori ndërkombëtar kritikoi mënyrën e përzgjedhjes së Isufajt nga KPK-ja, dhe me raste ka kërkuar që procesi të kthehet në pikën zero./ REL

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër mblidhet në orën 11:00.   Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e...
18:28 | 26/06/2026

Fëmijë shqiptarë nga rajoni i Kumanovës mund të mbesin pa shkollë fillore

Fëmijët shqiptarë të fshatit Kosturnik në rajonin e Kumanovës mund të mbeten pa shkollën e tyre fillore, pasi Ministria e Arsimit ka paralajmëruar mbylljen. Sipas...
16:08 | 26/06/2026

Në Prishtinë shënohet përvjetori i Betejës së Kosovës

Me rastin e shënimit të 637-vjetorit të Betejës së Kosovës, profesori Mentor Hasani dhe studentët e Departamentit të Historisë në Universitetin e Prishtinës, organizuan një...
16:01 | 26/06/2026