Alfred Rushaj: PD po bën të pamundurën që procesi i numërimit të përfundojë me integritet
Kandidati për deputet i PD-së, Alfred Rushaj në një komunikim për mediat nga KZAZ pranë Shkollës së Kuqe, tha për Partinë Dmeokratike se është në një avantazh të qartë, së bashku me LSI-në, ku edhe theksoi se PD-ja po bën maksimumin që ky proces numërimi të përfundojë me integritet.
“PD-ja ka një avantazh të qartë dhe të thellë bashkë me LSI-në. Interesi ynë është që ta përfundojmë me integritet procesin e numërimit të votave. Është shumë e rëndësishme që të numërohet çdo votë, natyrisht ne do bëjmë maksimumin që ky proces të mbaroje me kohë dhe me integritet” u shpreh z. Rushaj.
Kandidati i PD-së tha se sipas tij, avantazhi i PD-së do të thellohet gjë që do të përkojë me dëshirën e shqiptarëve për ndryshim.
“Ne jemi në avantazh, besoj se avantazhi do të thellohet. Trendi sot qartësisht ka ardhur në rritje për opozitën, siç duket kanë pasur nevojë për entuziazëm nga mbështetësit e vet. Numrat janë numra, vota është votë dhe rezultati do të jetë publik dhe dëshira e shqiptarëve për ndryshim do të jetë gjithashtu prezente”, tha z. Rushaj.
Alfred Rushaj tha se pritshmëria e PD-së është që të marrin avantazh si parti, ndërsa bashkë me koalicionin sipas z. Rushaj ky avantazh do të dyfishohet.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 22:13 Sizmologu amerikan, që mbahet i ndaluar nga Kina për spiunazh
- 22:11 Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni
- 22:09 Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
- 22:08 Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur
- 22:07 Elbasani eliminohet me penallti nga BATE Borisov
- 22:06 Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive me SHBA-të, kërkon marrëveshje