Ali Ahmeti pas takimit me Ramën: Diskutuam për anëtarësimin në BE

11 Janar 2023 | 07:19

Kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti foli për mediat  pas darkës që kryeministri Edi Rama shtroi për liderët politikë shqiptarë në RMV.

Ahmeti u shpreh se vëmendja u përqëndrua te zhvillimet e përbashkët dhe anëtarësimin e Shqipërisë dhe RMV-së në BE.

Sipas tij, të  dyja vendet duhet të koordinohen.

“E tërë vëmendja u përqëndrua te zhvillimet e përbashkëta, te rrugëtimi i përbashkët që ka bërë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut drejt hapjes së negociatave për anëtarësiom në BE. Pati një ligjërim nga kryeministri i Shqipërisë, për sfidat, për përpjekjet e përbashkëta që janë bërë, bashkë me vendin tonë, si dhe përpjekja që duhet bërë tani drejt hapjes së kapitullit të parë për anëtarësim në BE.

Puna e lodhshme që është lënë pas krahëve, parashikimi është që shumë më e vështirë do jetë rruga tani dhe vështirësitë që na presin përpara. Të dyja vendet duhet të koordinohen”, theksoi ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026