Alibeaj dhe Tabaku kërkojnë të ngrihet një Komision Përbashkues i PD

Jorida Tabaku
12 Mars 2022 | 12:27

Deputetët Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj kërkojnë që të ngrihet një Komision Përbashkues i PD-së për të kapërcyer situatën në të cilën ndodhet partia.

“Duhet një substancë bashkimi e sinqertë. PD nuk mund të ngjitet pas Berishës. Basha tha se është i gatshëm të marrë vendimin më të mirë për PD-në”, u shpreh Alibeaj në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PD-së.

Po kështu, edhe deputetja Tabaku tha se duhet të gjendjet një mënyre sesi faktorët në PD të bashkohen dhe te ecin përpara.

“Besoj se ne duhet te ishim sot në protestë. Ata presin që ne të jemi përballë Edi Ramës, jo njëri-tjetri. Na kanë votuar për alternativë qeverisëse dhe ne duhet te jemi një alternative e tillë. Ne duhet të jemi një parti që mbështet qytetarët, të jemi në terren. Te jemi të thjeshtë, se jemi për herë të tretë në qeveri”, u shpreh ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026