Alibeaj-Felajt: Të fillojmë interperlacën me Ramën, mos vazhdoni me përjashtime

16 Shkurt 2023 | 11:06

Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj në fjalën që ka mbajt në Kuvend ka treguar kërkesat e opozitës në Konferencën e Kryetarëve.

Alibeaj iu drejtua Ermonela Felajt duke i thënë që duhet të zhvillohet interperlanca e tij me kreun e qeverisë Edi Rama, ndërsa i kërkoi zv.kryetares së Kuvendit që të mos provokojë deputetët.

“Nuk mund të bësh predikime sikur po fyhesh apo po ruan imazhin e Kuvendit sepse fillove që në momentin e parë duke gënjyer. Kam detyrimin  për të sqaruar atë që ndodhi në Konferencën e kryetarëve. Ka oasur intereperlancë nga unë , ka pasur kërkesë për mocion për debat, ka pasur kërkesë  për komision hetimor  dhe një kërkesë  për pyetje përgjigje.

Ke detyrimin për ta vendosur në rend dite interperlancën e vendosur prej meje, vendimin për komision hetimor dhe mocionin për debat. Po provokoni Kuvendin. Duhet të fillojmë interperlancën me Ramën. Mos provoko Kuvendit. Këtë duhet të bëni juve dhe mos vazhdoni të përjashtoni pjesën tjetër të Kuvendit”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026