Alibeaj nuk kishte shumicën e deputetëve në mbledhjen e djeshme, thotë Berisha

27 Maj 2022 | 13:06

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se në mbledhjen e djeshme të thirrur nga Enkelejd Alibeaj, ishin edhe katër deputetë të cilët nuk i përkisnin Grupit Parlamentar.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se që mbledhja të kishte kuorum duhet të ishin prezentë 27 deputetë.

“Çfarë bëri Alibeaj dje? Tha në mbledhje kam 21 deputetë, kam kuorum këtu. Dje në mbledhje ishin katër deputetë që nuk i përkisin Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Partia Demokratike, sipas rregullores së parlamentit, ia ka dhënë grupeve të tjera, një praktikë kjo standarde. Pra, për të patur kuorum mbledhja e tij, duhet të kishte të paktën 27 deputetë”, tha ish-kryeministri.

Sipas Berishës, Alibeaj po keqpërdoret nga kryeministri Edi Rama dhe sillet si vegël e tij.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke përgatitur fjalimin që do të mbajë të premten në mbledhjen e grupit...
21:52 | 23/07/2026