Alibeaj: Më 25 prill, do marrim vota ndoshta edhe më shumë se sa meritojmë

10 Shtator 2020 | 18:41

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj thotë se, partia ku ai bën pjesë nuk duhet të përsërisë gabimin e bërë në zgjedhjet e kaluara parlamentare sa i takon përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë.

Alibeaj duke folur në studion e “Ilva Now”, u shpreh se, duhen vendosur filtra të fortë vetingu politik për emrat, ndërsa u shpreh i sigurt për arritjen fitores nga koalicioni opozitar. Ai tha se, beson tek fitorja nisur nga fakti se edhe në zgjedhjet e vitit2017, nëse koalicioni opozitar do të kishte garuar i bashkuar do të arrinte të formonte mazhorancë.

“Që në 2017 ishim shumicë pavarësisht lojës së koalicioneve dhe që rezultoi ndryshe. Mbi të gjitha për të qenë dhe i sinqertë e shoh të komshinjtë, te kafeneja e lagjes, kudo ka njëlloj zemërimi, njëlloj neverie, makthi që kërkojnë t’i japin fund. Edhe unë atë po them se data 25 prill është një mundësi për të thënë fjalën e tyre të gjitha ata që duan të rrëzojnë këtë regjim”, tha Alibeaj.

Sipas ish-deputetit të PD-së frika e humbjes shihet qartë tek mazhoranca aktuale pasi që pas marrëveshjes politike me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve nisi të ndryshonte Kushtetutën dhe të flitej për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

“Që kur pretendojnë 74 mandate do të thotë se je duke u zvarritur. Nuk e shoh më si një përballje të pastër politike por si një përplasje midis shoqërisë dhe një individi të vetëm. Pas 5 qershorit filloi të ndryshonte fjalën e dhënë, ndryshimin e kushtetutës, koalicionet, çështje që kurrë nuk kishin pasur problem”, tha Alibeaj.

Anëtari i kryesisë së PD shtoi më tej se pret që kryeministri, Edi Rama të bëjë ç’është e mundur për t’i futur pyka opozitës me anë të truqeve ligjore, por sipas tij përmbysja do të vijë për shkak të frymës.

“Jam i sigurt që koalicioni opozitar nuk është vetëm koalicion aritmetik, por edhe frymë. Do të marrim vota ndoshta edhe të mos merituara nga ana jonë por thjesht nga zemërata”, u shpreh Alibeaj.

Ai deklaroi më tej se, tashmë duket sikur mazhoranca po tërhiqet nga kërkesa për të hapur listat e kandidatëve për deputetë, ndërsa shtroi se kërkesa e opozitës është për hapjen e tyre 100%.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021