Alibeaj-Shehi: Të bashkohemi në një koalicion të gjerë dhe të fuqishëm parazgjedhor

27 Dhjetor 2024 | 11:15

Kreu i Partisë “Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj dhe kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar në një konferencë të përbashkët për mediat iu bënë thirrje të gjitha partive dhe subjekteve që mbështesin listat e hapura që bashkohen në një një koalicion të gjerë dhe të fuqishëm parazgjedhor.

Duke e cilësuar vendimin e gjykatës kushtetuese që la në fuqi marrëveshjen PS-PD për listat, këto subjekte shprehe se mungesave e listave të hapura është një shans i humbur për demokracinë në vend ndërsa theksojnë se e vetmja mënyrë për të siguruara rotacionin është një koalicion gjithëpërfshirës.

“Në kushtet kur grupimet kryesore politike kanë mbyllur listat zgjedhore dhe kanë forcuar një sistem që favorizon qeverisjen autoritare dhe të korruptuar, është thelbësore të ndërmerret një veprim i përbashkët dhe i vendosur. Të gjithë ata që mbështesin hapjen e listave zgjedhore dhe ndajnë vlerat e demokracisë duhet të bashkohen në një koalicion të gjerë dhe të fuqishëm parazgjedhor

Megjithatë, mundësitë për ndryshim mbeten të hapura. Shoqëria shqiptare kërkon me urgjencë një transformim politik dhe social. Duke u frymëzuar nga ky moment dhe kërkesat e qytetarëve, ne sot paraqesim publikisht një platformë për krijimin e një koalicioni të gjerë, të bazuar në vlerat e demokracisë, përfaqësimit dhe përfshirjes qytetare. Kjo platformë është një apel për të gjithë aktorët dhe faktorët politikë, publikë dhe qytetarë që dëshirojnë të kontribuojnë në ndërtimin e një Shqipërie më të drejtë dhe më të mirë. Synimi ynë nuk është vetëm përmirësimi i ofertës politike, por edhe konkretizimi i saj në një koalicion të gjerë që reflekton kërkesat e qytetarëve për ndryshim. Dokumenti që prezantojmë sot synon të nxisë një debat të gjerë publik dhe politik mbi modalitetet dhe objektivat e këtij koalicioni. Ai mbetet i hapur për komente, sugjerime dhe përmirësime nga të gjithë ata që ndajnë vlerat themelore të demokracisë dhe ndiejnë urgjencën për transformim. Proçesi i ndërtimit të këtij koalicioni do të jetë i hapur dhe gjithëpërfshirës, duke angazhuar politikën dhe qytetarët në mënyrë të barabartë”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026