Koalicion me Bashën?! Ja si përgjigjet Alibeaj
Deputeti Enkelejd Alibeaj dhe një nga themeluesit e partisë së re Djathtas 1912 tha në një intervistë për Euronews Albania se me bashkëthemeluesit e tjerë të këtij subjekti politik i lidhin parimet.
I pyetur nëse partia e re e të djathtës është e gatshme të bëjë koalicion me partitë e tjera të vogla, përfshirë demokratët euroatlantikë të Lulzim Bashës, Alibeaj numëroi të paktën 3 kushte për këtë.
“Ato që janë çështje që duhet të na puqin bashkë… synimi i koalicionit është, a arrijmë ti bëjmë bashkë shqiptarët në teren? Ajo që i bën bashkë shqiptarët dhe këtë e tregojnë sondazhet është mbështetja ndaj drejtësisë së re, e dyta a janë dakord shqiptarët që duan të kenë një sistem zgjedhor me lista të hapura që deputetë ti zgjedhin vetë. Një nga kushtet për koalicion është që të përdoren listat e hapura.
Dhe një çështje që duhet të na bëjë bashkë është që Shqipëria duhet të ketë marrëdhënie të shëndosha me komunitetin ndërkombëtar”, tha Alibeaj.
LEXONI GJITHASHTU
Temperatura të larta dhe kthjellime, ja si parashikohet moti për ditët e ardhshme
Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi
Aktivistë të VV në protestë? Nurellari: Fakenews! Përdorën edhe tifozët
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump