“Djathtas 1912”- Grupimi Alibeaj prezanton partinë më të re, cilët janë themeluesit
Ish-përfaqësues të njohur të Partisë Demokratike, pjesë e grupimit të Enkelejd Alibeajt, njoftuan këtë të shtunë krijimin e forcës më të re politike në Shqipëri, e cila do të quhet “Djathtas 1912”.
Në një deklaratë për mediat, Alibeaj, një prej themeluesve, deklaroi se në qendër të kësaj force politike është shteti i së drejtës, një qeveri më e kufizuar në madhësinë dhe fuqinë e saj, si dhe tregu i lirë.
“Projekti ynë është një projekt i ri politik. Shteti i së drejtës është themeli ynë. Besojmë se një qeveri është më efikase dhe më pak e korruptuar kur është e kufizuar në madhësi dhe fuqi,” tha Alibeaj.
Alibeaj shtoi se partia më e re aspiron për drejtësi për krimet e komunizmit, si dhe vendosjen e interesit kombëtar para së gjithash, duke mbështetur proceset integruese të Kosovës dhe shqiptarëve në rajon.
“Ne aspirojmë për drejtësi për krimet e komunizmit dhe mbështetemi te vlerat më të mira të elitës shqiptare që u shkatërrua nga diktatura. Ne vendosim interesin kombëtar përpara gjithçkaje: sovranitetit, kulturës dhe tërësisë territoriale, duke mbështetur fort të gjithë bashkëkombasit tanë shqiptarë dhe duke u angazhuar për përparimin e Kosovës si shtet i pavarur dhe të gjithë faktorin shqiptar në rajon.”
Një pjesë e themeluesve të partisë së re “Djathtas 1912” janë:
- Enkelejd Alibeaj
- Arbi Agalliu
- Roland Bejko
- Flutura Açka
- Rezart Kthupi
- Seladin Jakupllari
- Edvin Kulluri
- Agron Kapllanaj
- Eriselda Zotaj
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë