Lëvizja e re politike brenda opozitës, Alibeaj: Duam të ndryshojmë sistemin…

13 Shtator 2024 | 11:52

Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Shehi bashkë me 3 deputetët e opozitës Flutura Açka, Arbi Agalliu dhe Selaudin Jakupllari prezantuan atë që e quajtën grupim të ri në Parlament, që siç thanë mendojnë ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës.

Deputeti Dashamir Shehi sqaroi se nuk bëhet fjalë për një parti politike, as për një grupim politik por një grupim parlamentar që mund të shtohet me deputetë të tjerë.

Nga ana e tij Alibeaj tha se qëllimi është ndryshimi i sistemit dhe futja e listave të hapura.

“Ne që jemi këtu na ka bashkuar diçka, një qëndrim i qartë në mbështetje të drejtësisë, së dyti raportet jo thjesht të opozitë por të Shqipërisë me partnerët strategjikë janë të domosdoshme dhe së treti ne mendojmë që sot opozita është distancuar nga nevojat e publikut. Ndaj politika duhet të shkojë në duart e publikut, një nga elementët që e bën konkrete është vota përmes listave të hapura, politika ka dështuar sot, ndaj duhet që sot t’i dorëzohet publikut e drejta për të vendosur, një nga elementët më të rëndësishëm janë listat e hapura. Ne Mund të prezantohemi si bashkim partish. Thirrja jonë nuk është vetëm për kolegët deputetët, por i thërrasim dhe partive të tjera jo parlamentare, edhe flukseve të tjera jo të formalizuara dhe elitës shqiptare. është një moment i rëndësishëm ku ndodhet sot Shqipëria. për këdo që do të prezantohet në formën e një bashkësie partish që mendojmë ndryshe, do të aplikojmë në zgjedhjet e ardhshme sistemin me lista të hapura”, tha Alibeaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026