Alibeaj zbulon mesazhet: S’kam dhënë pëlqimin për mbledhjen e komisionit të premten
Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, përmes një komunikimi në grupin e whatsp të Komisionit, ka mohuar që mbledhja e sëmpremtes online të jetë e dakordësuar siç është njoftuar në këtë grup nga sekretarja e komisionit. Sipas Alibeaj, për këtë mbledhje nuk ka pas asnjë dakordësi mes dy bashkëkryetarëve siç pretendohet në njoftim.
Më poshtë njoftimi i sekretares së Komisionit:
Të nderuar anëtarë të Komisionit,
Më lejoni t’Ju njoftoj se në pamundësi të zhvillimit të mbledhjes fizike, me dakordësi të dy bashkëkryetarëve të Komisionit, mbledhja do të zhvillohet online, me anë mjeteve të komunikimit elektronik në platformën Zoom, ditën e premte, datë 09.02.2024, në orën 10.00.
Linku i mbledhjes do ju dërgohet në vijim!
Duke Ju falenderuar,
Vijola
Ndërkohë ky është komunikimi në grup i zotit Alibeaj:
Pershendetje Vijola. Kete njoftim e ke te pasakte! Nuk kam dhene pelqimin per mbledhje online diten e premte. Kerkesa ime eshte per mbledhje, te komisionit, edhe online, diten e sotme. Ndaj percillja bashkekryetarit si kerkese, per te ribere njoftimin per mbledhje diten e sotme. Jam ne pritje.

LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta