Alibeaj: Zgjidhja jemi ne, as Rama, as Berisha që u fut te sqetulla e Metës
Enkelejd Alibeaj ka mbajtur fjalën e tij në takimin me strukturat e Partisë Demokratike në Gjirokastër, aty ku solli në vëmendje jo vetëm fillimin e fushatës por situatën ku ndodhet PD sot, Gjirokastra dhe gjithë vendi.
Ai renditi një sërë arsyesh që i detyrojnë shqiptarët të largohen, duke bërë fajtor Ramën dhe qeverisjen e tij. Sipas Alibeajt çmimet, mungesa e rendit, siguria, ekonomia dhe mungesa e shtetit i detyrojnë qytetarët të emigrojnë.
Pavarësisht kësaj, Alibeaj tha se qytetarëve iu duhet dhe një alternativë që të shkojnë të votojnë. Sipas tij, vetëm PD mund të jetë alternativë dhe askush tjetër, as Rama, as Meta e as Berisha që siç u shpreh Alibeaj, kanë asfiksuar politikën.
“Berisha shkoi dhe u regjistrua dhe u fut nën sqetullën e Ilir Metës, një parti e majtë. Dhe nuk ka mëkat më të madh politikë për demokratët, ata të cilët në 90-ën besonin që ishin një parti komuniste, kundër së majtës, kundër vesit të asaj kohe, t’i marrësh dhe t’i çosh dhe t’i hipësh në një anije që nuk është anija e demokratëve. E quaj shpesh unë, anija e piratëve. Socialistët e Metës e kanë treguar që thjesht vetëm janë pazarxhinj politikë. Ku është pushteti, shkojnë pas një herë me PS-në, një herë me PD-në. Bëhej pazar këtu, bëhej pazar atje. Më fal po, shqiptarët nuk janë budallenj,” – tha Alibeaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve