“Alo policia, një person me kapuç në…”, fqinji çon në pranga 3 hajdutët shqiptarë
Një grup hajdutësh shqiptarë, që po kryenin vjedhje në një banesë në via Bernardi të Padovas është kapur në flagrancë falë një operacioni të përbashkët të policisë dhe karabinierëve.
Në prangat e autoriteteve kanë rënë tre shtetas shqiptarë, të cilët po tentonin të vidhin në një apartament në katin e parë të një pallati.
Aksioni ka nisur pas një denoncimi të bërë rreth orës 19:00 të datës 6 janar nga një banor, i cili kishte vëzhguar një person duke u fshehur në ballkonin e një fqinji dhe duke tentuar të hapte dritaren me forcë.
Policia ka dërguar menjëherë patrullat në vendngjarje ku efektivët hynë në pallat, ku dëgjuan zhurma të dritareve që hapeshin me shpejtësi. Ata vunë re se dy persona me kapuç dhe doreza po iknin nga njëra prej tyre, duke u përpjekur të arratiseshin në oborret e ndërtesave fqinje.
Ndërsa njëri prej tyre ishte bllokuar dhe i prangosur, ai ka filluar të bërtiste diçka në shqip, me qëllim të lajmëronte bashkëpunëtorët e tij për praninë e policisë.
Pas një ndjekjeje të shkurtër në këmbë, efektivët kanë mundur të ndalojnë dy autorët, të cilëve iu gjetën kaçavidat e përdorura për të hapur dritaren, 250 euro në dorë dhe bizhuteri të ndryshme floriri me vlerë disa mijëra euro, të vjedhura nga banesa ku ata po arratiseshin.
Pas arrestimit, hetimet kanë zbuluar se të tre shqiptarët ishin të moshave 21, 22 dhe 28 vjeç, të gjithë me banim në Padova. Gjatë hetimeve, është konstatuar se dy prej tyre kishin qenë më herët në Itali, ndërsa 22-vjeçari kishte hyrë në vendin fqinj për herë të parë dhe kishte qëndruar për periudha të shkurtra.
Në vijim të operacionit, hetuesit kanë zbuluar rreth dhjetë orë dhe bizhuteri të tjera në dy shtëpitë e autorëve, që dyshohet të jenë vjedhur në aksione të tjera nga i njëjti grup kriminal. Sipas hetimeve, kjo bandë mund të ketë kryer vjedhje të tjera në Padovë dhe zona të tjera të Italisë.
Ky aksion i fundit është ndërhyrja e tretë brenda disa javësh nga Policia e Padovës, e cila ka arritur të shkatërrojë disa grupe kriminale shqiptare të angazhuara në vjedhje apartamentesh. Gjatë operacioneve të mëparshme, janë kapur sasi të mëdha mallrash të vjedhura dhe janë arrestuar disa persona të dyshuar.
Pas përfundimit të hetimeve, tre shqiptarët janë arrestuar dhe janë dërguar në burg në pritje të vendimit të gjyqtarit. Pas kësaj, malli i vjedhur iu është kthyer pronarit të banesës.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen dy automjete, plagosen drejtuesit
Zjarr i madh në kodrat e Shtërmenit, në terren dhjetëra zjarrfikës
Evropa nën pushtetin e të nxehtit, automjetet e policisë hedhin ujë mbi qytetarët në Gjermani
- 18:59 Të sëmurët dhe të plagosurit në Gaza nuk kanë qasje në trajtim mjekësor
- 18:56 Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen dy automjete, plagosen drejtuesit
- 18:43 Zyrtari i lartë libanez kritikon marrëveshjen e ndërmjetësuar me Izraelin
- 18:41 Syzet e Macron bëhen kryefjalë në takimin me Sulltanin e Omanit (VIDEO)
- 18:31 ‘Oli dhe Benxhi’ e parashikuan? Historia e veçantë që e bën Brazil-Japoni më shumë se një ndeshje Botërori
- 18:28 Polonia dëbon 11 persona, të dyshuar për rekrutimin e ukrainasve për të demonstruar kundër qeverisë së Kievit