Ambasada Amerikane: Shqiptarët do të kenë garanci shtesë në zgjedhjet e reja

5 Qershor 2020 | 19:45

Ambasada Amerikane në një deklaratë për mediat pas arritjes së marrëveshjes për reformën zgjedhore, ka përgëzuar të gjithë aktorët politikë që kontribuuan në këtë kompromis. Në reagim theksohet se, në zgjedhjet e reja do të ketë garanci shtesë si identifikimi elektroni i votues si dhe zgjidhje e mosmarrëveshje nga një Kolegj Zgjedhor i përbërë nga gjyqtarë që kanë kaluar vetingun.

Deklarata e plotë:

Mirëpresim marrëveshjen ndërpartiake për reformën zgjedhore në Shqipëri, e cila forcon garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe e çon Shqipërinë përpara në rrugën e saj evropiane. Kjo marrëveshje është rezultat i orëve të gjata, diskutimeve të ndezura, si dhe vendimeve të vështira nga anëtarët e Këshillit Politik Oerd Bylykbashi, Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari dhe Petrit Vasili.

Të gjitha palëve iu desh të bënin lëshime në mënyrë që populli shqiptar të mund të përftojë garanci të reja, të tilla si identifikimi elektronik i votuesve, i cili mbron integritetin e kutisë së votimit. Marrëveshja po ashtu ndërmerr hapa për të depolitizuar administrimin zgjedhor në Shqipëri, duke siguruar më shumë transparencë dhe pavarësi më të madhe të personelit të zgjedhjeve.

Disa masa depolitizimi do të hyjnë në fuqi menjëherë, ndërsa disa masa shtesë do të hyjnë në fuqi menjëherë më pas. Së fundi, kjo marrëveshje duhet t’iu japë shqiptarëve më shumë besim në mbikëqyrjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet përfshirjes së gjyqtarëve që kanë kaluar vetingun. Kjo piketë e rëndësishme u arrit sepse udhëheqësit e Shqipërisë lanë mënjanë mosmarrëveshjet dhe punuan për të prodhuar një rezultat të prekshëm për popullin shqiptar.

Përgëzojmë Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Basha për udhëheqësin e tyre. Shprehim vlerësim për zërin e rëndësishëm të Presidentit Meta, i cili i nxiti të gjitha palët që të arrinin konsensus. Udhëheqësi e tyre, përkrah asaj të Kryetarit të Kuvendit Ruçi, do të jenë me rëndësi teksa reforma e dakordësuar miratohet nga Kuvendi dhe vihet në zbatim. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i mbështesin fort këto përpjekje. Do të vazhdojmë ta mbështesim fort aspiratën e Shqipërisë për të qenë anëtare e plotë e familjes evropiane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026