Ambasada e SHBA i kthen përgjigje Prokurorisë për Tom Doshin

20 Prill 2021 | 15:36

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i ka kthyer përgjigje Prokurorisë në lidhje me Tom Doshin, i cili kandidon për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Prokuroria kërkoi informacione nga SHBA për kreun e Partisë Social-Demokrate pasi ka dyshime se ai preket nga ligji i dekriminalizimit dhe për pasojë nuk mund të ushtrojë këtë të drejtë.

Burime nga Prokuroria bëjnë me dije për Euronews Albania se verifikimi për Tom Doshin do të bëhet pasi Interpol të kthejë përgjigje.

“Për Doshin presim përgjigje edhe nga Interpol”, theksojnë burimet.

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka shpallur Tom Doshin person të padëshiruar, ndërsa ambasadorja Yuri Kim në daljet e shpeshta në media ka kërkuar që ai të mos kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Ditë më parë, kur Tom Doshi çeli fushatën elektorale iu përgjigj për herë të parë ambasadores Yuri Kim duke thënë se ai është mbështetës i SHBA dhe se ka luajtur rol kyç në miratimin e reformës në drejtësi në vitin 2016.

“Jam mbështetës i SHBA, luajta rol kyç në miratimin e reformës në drejtësi”, theksoi kreu i PSD.

Kryetari i PSD-së në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit kandidon në qarkun Tiranë dhe Shkodër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026