Ambasada e SHBA në Tiranë tregon mesazhet që përcolli Philip Reeker
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar detaje mbi vizitën e sotme në Tiranë të Ndihmës Sekretarit të Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker.
Sipas ambasadës, z. Reeker ka theksuar vendosmërinë që ka presidenti i SHBA, Joe Biden dhe Sekretari i Shtetit Blinken për të luftuar fenomenin e korrupsionit dhe krimin e organizuar.
Një tjetër temë, e cila mori vëmendje të veçantë ishte stërvitja ushtarake “Defender Europe 21” në Shqipëri.
Shqipëria po ashtu mori përgëzime për rolin që po luan në rajon dhe më gjerë, kurse pjesa, e cila u veçua në këtë mes ishte zgjedhja e vendit tonë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, mandat të cilin e merr në janar të vitit të ardhshëm.
Ambasada thotë se SHBA është e vendosur të mbështesë Shqipërinë në fuqizimin e reformave në sistemin e drejtësisë dhe në luftën kundër krimit të organizuar.
Sipas saj, fuqizimin i këtyre hallkave do të ndikojë drejtpërdrejt në fuqizimin e demokracisë, mbrojtjen e klimës së biznesit dhe përshpejtimin e rrugës së Shqiptarisë drejt pranimit në Bashkimin Evropian.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Ndihmës Sekretari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker u takua me kryeministrin Rama, kryetarin e PD Lulzim Basha dhe anëtarë të tjerë të sistemit të drejtësisë, të cilët janë kontrolluar nga procesi i vettingut.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta