Ambasada e SHBA: Shqipëria përfshihet në programin e MCC për zhvillim ekonomik
Shqipëria është përfshirë në programin e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit, pasi Bordi Drejtues i MCC-së e përzgjodhi vendin për të lidhur një marrëveshje për të luftuar varfërinë përmes rritjes ekonomike. Ky vendim erdhi pas hyrjes në fuqi të Aktit të Reformës së Vendeve Kandidate të MCC-së, i cili fuqizon agjencinë për të angazhuar një numër më të madh vendesh në projekte zhvillimore.
Vendimi është marrë më datë 23 dhjetor dhe u bë publik këtë të mërkurë nga ambasada e SHBA-së në Tiranë.
“Shqipëria u vlerësua për historinë e saj demokratike, përpjekjet e institucioneve për luftën kundër korrupsionit dhe mbështetje për sundimin e ligjit, si dhe përballjen me sfidat zhvillimore. MCC dhe qeveria shqiptare do të bashkëpunojnë për të identifikuar pengesat që ndalojnë rritjen ekonomike dhe për të hartuar një program zhvillimi, bazuar në analizat e të dhënave dhe nevojat e treguara nga ky bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Ky projekt do të kërkojë angazhimin e fortë të Shqipërisë për të përmbushur kriteret rigoroze të MCC-së, ndërsa Bordi Drejtues i MCC-së do të vlerësojë zhvillimin dhe angazhimin e vendit përpara miratimit të programit të propozuar.
Legjislacioni i ri i MCC-së, i cili ka zgjeruar grupin e vendeve në 33 shtete, ka për qëllim të rrisë ndikimin e agjencisë në rajone të ndryshme të botës, duke ndihmuar shtetet të implementojnë reforma të rëndësishme për të arritur zhvillim të qëndrueshëm dhe për të nxitur rritje ekonomike.
Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin e Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?