Ambasada e Suedisë: Lufta kundër korrupsionit vendimtare për integrimin në BE

12 Mars 2026 | 17:37

Ambasada e Suedisë në Tiranë ka reaguar pas vendimit të parlamentit, i cili votoi kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, Ambasada thekson se përparimi i Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian varet nga lufta kundër korrupsionit në nivelet më të larta.

Në reagim thuhet se Suedia pret që sistemi i drejtësisë në Shqipëri të veprojë me shpejtësi dhe pa pengesa, ndërsa udhëheqja politike shqiptare të mbetet përgjegjëse për garantimin e vijimësisë së këtij procesi.

Reagimi i plotë

“Suedia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në përputhje me dëshirat e popullit shqiptar. Një kërkesë kyçe për përparimin në këtë proces të bazuar në meritë është ndjekja efektive penale e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta. Presim qartë që, në raste të tilla, sistemi i drejtësisë do të jetë në gjendje të vazhdojë shpejt dhe pa pengesa. Udhëheqja politike shqiptare mbetet përgjegjëse për sigurimin e këtij procesi”, thuhet në reagim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë

Autoritetet në Liberi kanë sekuestruar gati katër ton kokainë me një vlerë të përllogaritur prej rreth 317 milionë dollarësh, në atë që konsiderohet një nga...
18:59 | 23/07/2026

Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës

Humbja e Argjentinës ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026 në stadiumin MetLife në New Jersey ka shkaktuar reagime të shumta nga tifozët,...
17:04 | 23/07/2026

Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se marrëveshja historike bërthamore civile mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite varet nga vendimi i Riadit për t’iu...
16:12 | 23/07/2026