Ambasadorët e rinj në komision, Genc Pecani në Rusi dhe Oljan Kanushi në Slloveni

18 Korrik 2023 | 16:40

Pavarësisht se marrëdhëniet e Rusisë me Shqipërinë nuk janë në nivelet më të mira, ambasadori i ri i Shqipërisë që është propozuar në Rusi tha se kjo nuk do ta ndalojë atë për të promovuar vlerat pro perëndimore të Shqipërisë në Moskë.

“Mbrojtja dhe promovimi i interesave dhe vlerave kombëtare, përfshirë këtu dhe ato atë bashkëkombësve është dhe mbetet padyshim parësore dhe e patjetërsueshme, por në kuptimin tim kjo detyrë shkon edhe më përtej duke ngërthyer edhe një mision më universal, mbrojtjen e vlerave demokratike, të të drejtave njerëzore, normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare, interesave të paqes dhe sigurisë në Europë e veçanërisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor,” – tha Genc Pecani.

Ai është i vetëdijshëm për detyrën e vështirë që e pret për shkak të marrëdhënies së Rusisë me Europën, marrëdhënie e cila ka prekur edhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Përgjatë historisë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rusisë kanë pasur stinë të ngrohta e të nxehta, por edhe dimra të ftohtë me acar. Aktualisht marrëdhëniet politiko-ekonomike midis Shqipërisë dhe Federates Ruse janë në nivel më të ulët dhe kritik që pas rivendosjes së tyre në vitin 1991. Kështu është ndërprerë bashkëpunimi dypalësh dhe mundësia e konsultimeve diplomatike, marrëdhëniet ekonomike,” – deklaroi Pecani.

Në komisionin e jashtëm raportoi edhe Oljan Kanushi, zv. drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, i cili është propozuar për ambasador të Shqipërisë në Slloveni. Kanushi prezantoi 5 pikat e platformës së tij duke nisur me bashkëpunimin ekonomik, turizmin dhe diasporën.

“Angazhimin e kam filluar në vitin 1999, si fillim duke qenë i angazhuar si vullnetar i Kryqit të Kuq Shqiptar gjatë konfliktit në Kosovë dhe më vonë pastaj duke marrë pjesë në dy misione që janë si më poshtë, është misioni “Allied Force” dhe “Joint Guardian” në Ferizaj, për të gjithë ata që si njohin, janë dy misione që sollën çlirimin e shtetit të pavarur të Kosovës. Objektivi është që të qëndrohet në këtë klimë miqësore por dhe të përmirësohet më tej duke marrë pjesë, duke iniciuar nisma të reja bashkëpunimi mes vendeve në fushat që kërkohen, sigurisht me orientimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme edhe pastaj në dinamikë të politikave rajonale por edhe ndërkombëtare,” – u shpreh Kanushi.

Deputetët vlerësuan eksperiencën e Oljan Kanushit dhe dhanë dakordësinë për të përfaqësuar Shqipërinë në Slloveni.

Pas dëgjesave, fjalën e ka Presidenti i Republikës i cili do të dekretojë ambasadorët e rinj në mënyrë që më pas të nisin zyrtarisht detyrën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026