Ambasadorët Kim e Soreca thirrje për hetim të incidenteve dhe qetësi në pritje të rezultateve
Ambasadorja e ShBA-së Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së Luigi Sorca në një deklaratë për mediat nga Durrësi i kanë bërë thirrje prokurorëve që të hetojnë incidentet e ndodhura gjatë procesit të votimit.
“E di që janë raportuar disa incidente dhe tashmë është përgjegjësia e autoriteteve për të vazhduar hetimin. Siç e dini ne i kemi bërë thirrje prokurorëve që ta ndjekin dhe të mund të hetojnë këto çështje deri në fund,” shprehet ambasadorja Kim.
“Votimi ka ecur mirë pa probleme, me disa incidente, që do hetohen dhe në këto orë që kanë mbetur ftojmë qytetarërt të votojnë,” tha ambasadori Luigi Soreca.
Ambasadorët kanë kërkuar nga qytetarët dhe kryetarët e partive që të presin me durim rezultatin dhe të pranojnë vullnetin e popullit.
“Tani është radha e kandidatëve për deputetë dhe drejtuesve të presin rezultatet dhe të presin gjykimin e popullit,” tha ambasadorja Kim.
“Pas votimit prisni rezultatin qetësisht dhe për udhëheqësit kini durim për të ditur rezultatin dhe respektojeni. Duhet të votoni për të ardhmen në Bashkimin Evropian,” tha ambasadori Soreca.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 12:30 Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari
- 12:06 Kina hedh poshtë akuzat e Trumpit për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020: Trillime të pastra dhe shpifje
- 12:02 Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 11:54 Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
- 11:35 Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja