Ambasadori amerikan në Beograd: Serbët të kthehen në institucionet e tyre në Kosovë

Marrëveshja Kurti-Vuçiç
6 Nëntor 2022 | 20:03

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill deklaroi se SHBA-te pajtohen me BE-në lidhur me faktin se ngjarjet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, rrezikojnë përparimin e rëndësishëm të bërë në dialogun e ndërmjetësuar.

Për median serbe N1, Hill u shpreh se tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje dhe se ata duhet të kthehen në detyrë.

“Tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe ka potencial për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren. Prandaj, Shtetet e Bashkuara i bashkohen BE-së duke u bërë thirrje përfaqësuesve të Serbisë dhe serbëve të Kosovës që të respektojnë angazhimet e tyre nga dialogu dhe t’i kthehen detyrave të tyre në institucionet e Kosovës, duke përfshirë policinë, gjyqësorin dhe administratat lokale”, theksoi ai.

Në Mitrovicën e Veriut, të dielën, është mbajtur një protestë  e thirrur nga Lista Serbe për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targat RKS, Republika e Kosovës.

Kjo protestë është mbajtur një ditë pas vendimit të Listës Serbe për largim nga të gjitha institucionet e Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fëmijë shqiptarë nga rajoni i Kumanovës mund të mbesin pa shkollë fillore

Fëmijët shqiptarë të fshatit Kosturnik në rajonin e Kumanovës mund të mbeten pa shkollën e tyre fillore, pasi Ministria e Arsimit ka paralajmëruar mbylljen. Sipas...
16:08 | 26/06/2026

Në Prishtinë shënohet përvjetori i Betejës së Kosovës

Me rastin e shënimit të 637-vjetorit të Betejës së Kosovës, profesori Mentor Hasani dhe studentët e Departamentit të Historisë në Universitetin e Prishtinës, organizuan një...
16:01 | 26/06/2026

Mision historik, Greqia do të dërgojë astronautin e saj të parë në hapësirë

Mund të tingëllojë e pabesueshme, dhe sigurisht disa vite më parë, me Greqinë në krizë dhe në prag të Grexit, askush nuk do ta kishte...
13:30 | 26/06/2026