Daçiç: Serbët do të luftojnë për Asociacionin, por jo me armë

6 Nëntor 2022 | 16:55

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se arsyeja pse firmosi marrëveshjen e Bruskelit në vitin 2013, ishte për shkak të formimit të Asosacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Punëve të Brendshme të Maldiveve, Daçiç nënvizoi se serbët do të luftojnë për Asosacionin, por jo me armë, shkruan Danas.

Sipas tij, serbët kanë të drejën legjitime që të mbrojnë interesin e tyre.

“Bashkimi Evropian të bëjë një deklaratë dhe jo të thërrasë të dyja palët. Serbët në Kosovë nuk do të marrin më pjesë në të dhe kaq. Nëse nuk e pranojnë, serbët do të luftojnë me të gjitha mjetet, ashtu siç bënin shqiptarët, por ne nuk do të përdorim armë, theksoi ai.

Në Mitrovicën e Veriut, të dielën, është mbajtur një protestë  e thirrur nga Lista Serbe për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targat RKS, Republika e Kosovës.

Kjo protestë është mbajtur një ditë pas vendimit të Listës Serbe për largim nga të gjitha institucionet e Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026