Ambasadori amerikan në Beograd: Serbia ka të drejtë të pyesë për serbët në Kosovë

1 Nëntor 2022 | 18:11

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill deklaroi se tejkalimi i mosmarrëveshjes për ri-regjistrimin e automjeteve nuk do të kontribuojë në zgjidhjen e çështjeve kyçe mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, Serbia ka të drejtë të pyesë se çfarë do të ndodhë me komunitetin serb në Kosovë

“Serbia ka të drejtë të pyesë se çfarë do të ndodhë me komunitetin serb në Kosovë, nëse serbët mund të ndihen rehat në Kosovë, nëse mund të ndihen të mbështetur dhe të mbrojtur nga ligji, nëse mund ta ruajnë identitetin e tyre. Këto janë pyetje me rëndësi kyçe dhe në kuptimin që çështja e Kosovës do të ndërkombëtarizohet dhe komuniteti serb nuk do të harrohet”, theksoi ai, shkruan Euronews Serbia.

Nga e marta autoritetet në Kosovë do të zbatojnë vendimin e qeverisë për konvertimin shkallë – shkallë të targave të makinave të lëshuara nga Serbia, ndërsa ministria e Punëve të Brendshme paralajmëroi gjoba deri në 150 euro pas datës 21 nëntor për ata që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia.

Sipas ministrisë, nga data 21 Janar 2023, ata duhet të pajisen me targa të përkohshme, ndërsa pas datës 21 prill 2023 nuk do të lejohet lëvizja e tyre brenda territorit të Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu liron nga detyra prokurorët serbë të veriut

Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të 7 prokurorëve serbë që kishin dhënë dorëheqje...
10:14 | 21/07/2026

U sulmuan me thikë në Athinë, plagosen dy turistë, policia arreston të dyshuarin

Dy turistë u plagosën të martën në mëngjes pas një sulmi me thikë në hyrje të sitit arkeologjik të Akropolit, një nga vendet më të...
09:55 | 21/07/2026

​Kosova mirëpret Kampionatin Ballkanik U17 për vajza në volejboll

Ferizaj sot bëhet qendra e volejbollit ballkanik me fillimin e Kampionatit Ballkanik U17 për vajza, i cili do të zhvillohet deri më 25 korrik në...
09:37 | 21/07/2026