English

Ambasadori argjentinas në Beograd: Mbështesim Serbinë, nuk e njohim Kosovën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ambasadori argjentinas në Beograd, Osvaldo Narcis Marsico deklaroi se Argjentina do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht Serbinë në lidhje me Kosovën, bazuar në respektimin e rreptë të parimit të integritetit territorial, i cili është një nga parimet kryesore që përmban Karta e OKB-së.

- Advertisement -

Sipas tij, për këtë arsye, Argjentina nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, shkruan Euronews Serbia.

Ai u shprehse marrëdhëniet bilaterale mes Argjentinës dhe Serbisë janë tradicionalisht shumë të mira dhe se ato karakterizohen me bashkëpunim, koordinim dhe mbështetje të ndërsjellë në organizatat ndërkombëtare.

I pyetur për të komentuar takimin e fundit me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç, për të shprehur mendimin e tij për krizën aktuale në veri të Kosovës dhe dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Marsiko tha se ka pasur një takim të gjatë, të ndershëm dhe produktiv me kryediplomatin serb.

“Ai ka qenë disa herë në Argjentinë në funksione të ndryshme zyrtare. Ai e di që ka një mik shumë të mirë dhe të besueshëm në Argjentinë”, theksoi ai.

Marsico tha se Argjentina është shumë e shqetësuar për krizën aktuale në veri të Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?