Ambasadori Boschard, shfaqet i çlodhur pas negociatave për reformën zgjedhore
Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernard Boschard është fotografuar duke ecur në rrugët e Tiranës i pa shqetësuar, me kufje në vesh dhe çantë të vogël të marrë sup.
Pa kostumin dhe kravatën që e shoqërojnë në daljet publike, duket se z. Boschard është çlodhur pas shumë ditëve të gjata në angazhimin për arritjen e një kompromisi mes palëve në Këshillin Politik për reformën zgjedhore.
Prezenca e OSBE është kujdesur veçanërisht për mbledhjet e Këshillit Politike, madje duke paguar dhe sallat për zhvillimin e këtyre mbledhjeve.
Por, Barchard ndryshe nga ambasadorët e tjerë që kanë marrë pjesë në takimet e fundit, të cilët kanë bërë deklarata të njëpasnjëshme, ka qëndruar larg vëmendjes së mediave.
Kjo duket më shumë një zgjedhje e tij pas qëndrimeve të ashpra të opozitës ndaj tij, si dhe shpalljen “non grata” nga zyra e Presidentit Meta me arsyetimin se ka vënë në disktuim dekretin për zgjedhjet e qershor 2019.
Bernard Boschard ka një karrierë të gjatë si diplomat në trojet shqiptare. Para se të shkëmbente si ambasador i OSBE-së në Shqipëri, ai ka qenë ambasador i Gjermanisë në Tiranë, ndërsa në Kosovë ka shërbyer si shef i EULEX-it.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet