Ambasadori britanik, Ferguson: Duam ta shohim Asociacionin teksa krijohet
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson, në një intervistë ka thënë se shteti i tij dëshiron ta shoh Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe që është formuar dhe ka thënë se vazhdojnë ta përkrahin BE-në në kërkesën për themelim.
Ambasadori ka thënë se Londra do të donte të shihte që Drafti i Statutit të Asociacionit që është hartuar nga BE të miratohet dhe ka shtuar se vazhdojnë të insistojnë për themelimin e Asociacionit.
“Ne mendojmë se është një mënyrë e rëndësishme për të ofruar shërbime për komunitetin serb në veri të Kosovës”, ka deklaruar Ferguson.
Ai gjithashtu ka përmendur edhe obligimet e marra nga Beogradi, siç është mospengimi i Kosovës në rrugën për anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkomëbtare.
Ambasadori shton se Londra nuk është e kënaqur me situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës dhe thekson se janë të shqetësuar edhe për sulmin ndaj trupave të NATO-s, ngjarjet në Banjskë, shpërthimin e kanalit afër Zubin Potokut, i cili furnizon me ujë dhe energji një numër të madh të popullatës dhe etnive të ndryshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta