Ambasadori gjerman në Prishtinë: Masat për targat të shtyhen për 12 muaj
Masat e marra nga institucionet e Prishtinës për targat janë legjitime, por ai proces duhet të shtyhet për 12 muaj, tha ambasadori gjerman në Kosovë, Jern Rode.
Në një intervistë për RTK-në, ai ka folur edhe për çështjen ZSO, duke thënë se ajo duhet të formohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Rode shtoi se e di se ka analistë që pretendojnë se ky është krijimi i Republikës Srpska në Kosovë, por ai ka theksuar se ky nuk është qëllimi.
“Ka disa marrëveshje që duhet të zbatohen, por brenda kornizës së Kushtetutës ose nuk duam t’i zbatojmë. Megjithatë ka marrëveshje që duhet të zbatohen dhe kjo vlen edhe për targat”, theksoi ai.
Duke folur për propozimin franko-gjerman, Rode deklaroi se propozimet duhet të pranohen nga palët në bisedime dhe se duhet të arrihen kompromise në dialog në favor të qytetarëve.
“Ne bëjmë propozime dhe ato mund të pranohen ose jo”, tha ambasadori dhe shtoi se mesazhi i Gjermanisë është pikërisht se duhet të bëhen kompromise.
Me rastin e samitit të Procesit të Berlinit, ai deklaroi se ishte një ditë e mirë për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën dhe se me tre marrëveshjet e nënshkruara tashmë është siguruar lëvizja e lirë e njerëzve dhe janë njohur kualifikimet.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë