Ambasadori gjerman: Targeti i riciklimit në Shqipëri është i ulët, mbetjet të ndahen

30 Shtator 2022 | 10:12

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, ka qenë i pranishëm në Forumin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekonomisë Qarkulluese.

Në fjalën e tij, Zingraf theksoi se menaxhimi i mbetjeve është një strategji kombëtare e detyrueshme, për të ndjekur rrugën e futjes së Shqipërisë në BE.

Më tej, ambasadori gjerman nënvizoi se menaxhimi i mbetjeve është përmirësuar gjatë viteve të fundit, por nuk është mbuluar tërësisht riciklimi i mbetjeve, i cili do të reduktojë kostot.

“Menaxhimi i mbetjeve është një temë e rëndësishme për Shqipërinë, për rrugën e saj drejt BE-së. Ekonomia qarkulluese është një nga shtyllat kryesore të  rritjes së gjelbër në BE dhe është diçka që mund të arrihet përmes burimeve jeshile.

Shqipëria e ka vendosur veten në objektiva afatgjatë për të arritur në sistemin modern të menaxhimit të mbetjeve. Legjislacioni prezent aktual nuk është në përputhshmëri me ndryshimet e direktivës së BE-së në sektorin përkatës. Këto janë modifikuar në 2008. Ju e bëni për Shqipërinë dhe jo për të ndjekur disa rregulla të Brukselit. Nëse reduktoni mbetjet, keni kursyer për shpenzuar për shkollat dhe spitalet.

Me nisjen e bisedave për hyrjen në BE, menaxhimi i mbetjeve do të jetë një strategji kombëtare, e detyrueshme për këtë rrugë. Menaxhimi i mbetjeve është përmirësuar gjatë viteve të fundit, por nuk është mbuluar tërësisht riciklimi i mbetjeve që do të reduktojë kostot. Targeti i riciklimit është i ulët dhe nuk është përcaktuar një synim kombëtar, dhe kjo është ajo që duam të arrijmë. Duhet implementuar në të gjithë nivelet e administratës. Mbetjet duhet të ndahen dhe duhet të ndryshojmë konsumin tonë.”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026