Ambasadori Gonzato: Legjislacioni i BE-së kërkon një KLSH të pavarur
Në veprimtarinë me rastin e 100-vjetorit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në Kuvend ka mbajtur fjalën Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato i cili vlerësoi institucionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për një funksionim modern.
Lidhur me këtë, Gonzato shton se funksionimi i KLSH-së ka rëndësi në anëtarësimin e Shqipërisë drejt rrugës për në BE.
Ndër të tjera, ambasadori i BE-së theksoi se KLSH duhet të mbetet i pavarur në mënyrë që të kryhen të gjitha kontrollet e duhura të fondeve publike.
“Fakti që ky institucion u krijua kaq shpejt pas pavarësisë, dëshmon rëndësinë e madhe që ka nj institucion i Kontrollit të Lartë të Shtetit, për një funksionim modern. Gjatë 10-vjeçarit të fundit, KLSh është zhvilluar nga një organ kombëtar i kontrollit fiskal në një institucion të pavarur.
Theksoj gjithashtu rëndësinë e punës dhe funksionimit të KLSH-së në kontekstin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Çelja e negociatave për anëtarësim në BE dhe çelja e grup-kapitullit të çështjeve themelore në tetor të vitit 2024, janë momente kyçe në rrugëtimin drejt BE-së. Roli dhe funksionimi i KLSH mbulohet në mënyrë të posaçme nga kreu 32 i kontrollit financiar, pjesë e grupkapitujve të çështjeve themelore të negociatave. Roli i institucionit të KLSH-së shkon përtej, luan një rol kyç edhe në vlerësimin e sundimit të ligjit funksionimit të demokracisë dhe integritetit të luftës kundër korrupsionit.
Legjislacioni i BE-së kërkon që institucionet e Kontrollit të Lartë të Shtetit të jenë të pavarura, me burimet e duhura dhe me mandatin e duhur për të bërë kontrollin e të gjitha të ardhurave dhe shpenzimeve të fondeve publike, përfshirë atyre të BE-së dhe donatorëve”, tha Silvio Gonzato.
LEXONI GJITHASHTU:
Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane