Ambasadori i BE, Gonzato: Do vijojmë të mbështesim SPAK dhe reformën në drejtësi

26 Shkurt 2025 | 10:35

Këtë të mërkurë është mbajtur një aktivitet në Tiranë me të pranishëm drejtues të Prokurorisë së Posaçme SPAK si dhe Ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato teksa është folur për luftën rreth korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ambasadori thekson mbështetjen e fortë që BE ka ndaj SPAK si një institucion i pavarur që kryen hetimet e një niveli të lartë dhe për mënyrën sesi funksionon ai.

“Procesi i vetingut ka bërë tashmë që Shqipëria të jetë në negociata për anëtarësimin e saj në BE. Që prej fillimit të procesit që çoi në reformën e drjetësisë të vitit 2016, BE ka mbështetur krijimin e një SPAK-u të fortë, të pavarur dhe llogaridhënës dhe do të vazhdojmë në të njëjëtën rrugë. SPAK-u shpesh përmendet për punën e vet në hetimin e çështjeve antikorrupsion të nivelit të lartë, por ne kemi parë rezultate të rëndësishme edhe në përpjeket për të luftuar krimin e organizuar dhe ka shifra të qarta në lidhje me këtë çështje. Në këtë aspekt ne kemi parë disa përmirësime cilësore për mënyrën sesi funksionon SPAK-u. Ka një mënyrë më sistematike të përdorimit të hetimeve financiare paralele me konfiskimin e aseteve. Zyra e Posaçme e Prokurorisë ka krijuar bashkëpunim solid me homologët ndërkombëtarë për të hetuar aktivitetet e grupeve të krimit të organizuar që sjellin pasoja në sigurinë e qytetarëve të BE”, tha Ambasadori i BE-së në Shqipëri.

Gonzato më tej ka cilësuar bashkëpunimin ndërkombëtar si një pikë kyçe ku Shqipëria të mund të arrijë anëtarësimin e saj në BE. Ai mbështet punën e reformës në drejtësi duke theksuar se kjo reformë do mund të arrijë të peshojë në mënyrën e duhur çështjet e drejtësisë.

“Bashkëpunimi ndërkombëtar është pikë kyçe pasi Shqipëria do bëhet një ditë shtet anëtar i BE dhe kjo do të thotë bashkëpunim më i fortë në këtë front për këto çështje të rëndësishme të interesit të përbashkët të sigurisë. Ne do vazhdojmë me SPAK-un dhe BKH-në për të rritur më tej efektivitetin e punës duke mbështetur burimet njerëzore dhe kapacitetet operacionale si dhe mbështetjen për të pasur mekanizma dhe mjete të sofistikuara hetimi dhe kapaciteteve të tilla në përputhje me standartet e BE-së.

Mezi presim të kemi rekrutimin e oficerëve të policisë gjyqësore të cilët do të ndihmojnë hetuesit e BKH-së për të kryer hetime komplekse dhe të specializuara.

Puna e reformës në drejtësi dhe zbatimi i saj është një punë që vijon. Ne duhet të kemi besim tek arkitektura e reformës në drejtësi që mund të arrijë peshimin e duhur dhe të drejtë ndërmjet llogaridhënies dhe pavarësisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026