Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara: Nuk ka luftë në Venezuelë

5 Janar 2026 | 18:59

Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Mike Walz, tha sot në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Venezuelën se “nuk ka luftë” në atë vend pas sulmit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe arrestimit të Presidentit venezuelian Nicolás Maduro dhe gruas së tij Cilia Flores. 

“Ne nuk po e pushtojmë vendin. Ky ishte një operacion i zbatimit të ligjit për të çuar përpara paditë ligjore që kanë qenë në fuqi për dekada të tëra”, tha Walz, duke argumentuar se kishte precedent për këtë lloj veprimi pasi SHBA-të kapën ish-liderin panamez Manuel Noriega në vitin 1989, raportoi Guardian.

Walz pretendon se “provat e padiskutueshme” të krimeve të Maduros do të “paraqiten publikisht në procedurat gjyqësore të SHBA-së”. 

Ai kujton se Maduro akuzohet për narkoterrorizëm dhe importimin e kokainës dhe tregtisë së armëve.

“Maduro nuk është vetëm një trafikant i akuzuar droge. Ai ishte një i ashtuquajtur president i paligjshëm”, thotë Volz.

Ai përsëriti se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dha një shans diplomacisë.

“Ai i ofroi Maduros disa oferta për të ulur tensionet. Maduro refuzoi t’i pranonte ato”, tha Walz.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm me thikë në një kishë katolike në Irlandë, plagoset rëndë një grua

Një grua rreth të 50-ave u plagos rëndë pasi u godit me thikë gjatë një shërbese në një kishë katolike në County Waterford, në Irlandën...
15:59 | 21/07/2026

Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri i ri laburist i Britanisë, Andy Burnham, ranë dakord gjatë një bisede telefonike të hënën të vijojnë bashkëpunimin e...
15:41 | 21/07/2026

Momente frike në SHBA, avioni prek pistën me bisht dhe shkakton shkëndija (VIDEO)

Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Cincinnati/Northern Kentucky në SHBA, ku një avion mallrash Boeing 777-300ER preku pistën me bisht gjatë një tentative...
15:20 | 21/07/2026