Ambasadori rus: Perëndimi po përpiqet të krijojë vatër destabilizimi

5 Shkurt 2022 | 20:00

Ambasadori rus në Tiranë, Mikhail Afanasiev thotë se disa shtete perëndimore po përpiqen të krijojnë një vatër destabilizimi në Evropë.

Diplomati rus gjatë një interviste për Euronews Albania, fajëson NATO-n dhe SHBA duke theksuar se po vendosin në rrezik sigurinë e Evropës dhe shtoi se situata i ngjason një qorrsokaku.

“Shtete të caktuara perëndimore po përpiqen të përçajnë popujt e bashkuar historikisht të Rusisë dhe Ukrainës”, tha ambasadori.

Nëse nuk do të ketë përgjigje konstruktive dhe Perëndimi do të vazhdojë kursin e tij agresiv, atëherë Moska, u shpreh ambasadori do të ndërmarrë masa të nevojshme reciproke.

Nisur nga vendimi i Presidentit Biden për të dërguar trupa dhe mjete ushtarake në Evropën Lindore, ambasadori u pyet se si i vlerëson punimet për bazën ushtarake të NATO-s në Kuçovë.

“Modernizimi i bazës ushtarake të NATO-s në Kuçovë, që shumë kohë më parë është përdorur nga Bashkimi Sovjetik është kursi i zhvillimit të infrastrukturës së Aleancës, por nuk kërcënon drejtpërdrejt Rusinë”, tha ai.

Ai i konsideroi alarmante reagimet e disa politikanëve shqiptarë për letrën që ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i dërgoi një letër Ministrisë së Jashtme Shqiptare ku i kërkohej të mbante një qëndrim lidhur me situatën në Ukrainë

Ambasadori tha se letra u është dërguar të gjitha vendeve të NATO-s dhe nuk është specifikisht vetëm për Shqipërinë. Ambasadori u shpreh se si pjesë e aleancës ushtarake edhe Shqipëria ka të drejtë të ketë zërin e saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina: T’i jepet fund ndërprerjeve në Ngushticën e Hormuzit, u intereson të gjitha palëve

Kina bëri thirrje të premten që ti jepet një zgjidhje e duhur për t’i dhënë fund ndërprerjeve në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa SHBA-të dhe Irani...
11:11 | 03/07/2026

Nga krimi i organizuar te hetimet financiare, Braho: Masat e SPAK për zbatimin e rekomandimeve të Kuvendit

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho në prezantimin e raportit vjetor të Strukturës së Posaçme për vitin 2025, është ndalur gjithashtu te masat e marra për...
10:51 | 03/07/2026

Rama: Protesta ka rëndësinë e vet, por janë mbledhur zemërakët dhe dështakët e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të premte në eventin e Edicionit të Tretë të Javës së Administratës Publike, me fokus Shërbimin Publik për...
10:25 | 03/07/2026