Ambasadori Tarran|Në 30 vite politika shqiptare s’ka ndryshuar, ende shumë agresive

24 Korrik 2024 | 19:41

Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Michel Tarran në një intervistë për Euronews Albania me gazetarin Ardit Hoxha, e ka cilësuar politikën shqiptare agresive, sidomos mes vetë aktorëve politik.

Tarran, i cili ka qenë edhe më herët në Shqipërinë në vitet 94’ deri në 1998, tha se në tërësi gjatë këtyre 30 viteve të fundit, koha ka ndryshuar shumë aspekte të vendit tonë, që nga ekonomia e deri tek aspekti shoqëror.

“Shqipëria ka ndryshuar shumë nga pikëmaja shoqërore dhe njerëzore. Fatkeqësisht Shqipëria ka ndryshuar nga pikëmaja politike. Ka aspekte që ende nuk kanë ndryshuar. Ka një lloj agresiviteti të shtuar mes aktorëve politikë.”-tha ambasadori.

Megjithatë në vazhdim të kësaj ambasadori tha se pavarësisht agresivitetit politik, ka aspekte pozitive, mes të cilave, qëllimi i përbashkët i politikanëve.

Tarran ju referua kështu përpjekjes për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është konstatuar pasditen e kësaj të shtune në malin e Çipinit. Flakët raportohen se kanë rënë në një lartësi të konsiderueshme,...
19:04 | 25/07/2026

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026