Ambasadorja e SHBA takim me Lulzim Bashën në selinë e PD

24 Prill 2021 | 10:38

Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, ambasadorja amerikane vizitoi sërish zyrën e kreut të opozitës, Lulzim Basha. Diplomatja amerikane Yuri Kim qëndroi për rreth 40 minuta në selinë e Partisë Demokratike.

Nga burime brenda PD-së mësohet se ambasadorja Kim kërkoi nga partia më e madhe opozitare të kontribuojë për një ditë të qetë dhe një proces zgjedhor korrekt. Qytetarët duhet të jenë plotësisht të lirë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës sipas vullnetit të tyre.

Ambasadorja e SHBA vazhdimisht ka bërë thirrje për drejtuesit e subjekteve politike që të shmangin retorikën dhe gjuhën e urrejtjes gjatë fushatës, ndërsa vazhdimisht ka kërkuar që të mos kandidohen persona me të kaluar të dyshimtë për zgjedhjet e 25 prillit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026