Ambasadorja Kim kritika Presidentit për thirrjet për dhunë, Meta: Boll ndërhyre në punët e brendshme

23 Prill 2021 | 22:18

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, apeloi mbrëmjen e së premtes që të ndalohen thirrjet për dhunë gjatë zgjedhjeve të 25 prillit. Apeli i saj ishte pasi Presidenti Ilir Meta u bëri thirrje dy ditë më parë banorëve të qarkut Fier që “të mprehin sëpatat dhe sfurqet” dhe “të ngrihen në mbrojtje të votës”.

“është e papranueshme për këdo që të kërcënosh duke thënë se qytetarët do të ngrihen me sfurqe më 25 prill nëse nuk do t’u pëlqejë rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunën do të mbajnë përgjegjësi për rezultatin e fjalëve dhe veprimeve. Ndal!” – komentoi në Twitter Ambasadorja Kim.

Presidenti Meta ishte i ftuar mbrëmjen e së premtes në një emision televiziv ku replikoi me mesazhin e Ambasadores duke theksuar se ajo “ka ndërhyrë boll herë në punët e brendshme të Shqipërisë” dhe se ajo nuk duhet “të marrë më në mbrojtje Edi Ramën”.

“Meqë jam transparent, po ju them edhe një fakt, që Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvoranin. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, por në emër të Edi Ramës,” – tha në emisionin e gazetarit Çim Peka, Presidenti Meta duke e konsideruar “një turp” deklaratën e Ambasadores.

Gjatë intervistës Meta e ftoi Ambasadoren Yuri Kim që t’i bashkohej në intervistë live për t’u ballafaquar.

I ftuar në një emision tjetër, me gazetaren Eni Vasili, Kryeministri Edi Rama e konsideroi “të pakonceptueshme” deklaratën e Metës.

“[Presidenti…] është hedhur nga dritarja dhe gjendet mes luftës politike si një agjitator i ekstremeve të paimagjinueshme. Të arrihet të flitet si një kalama kastravec, kastravec se kalamajtë janë më të përmbajtur, t’i thuash ambasadores ‘boll mbrojte Edi Ramën’, nuk e di unë si u katandis kjo punë kështu” – u shpreh Rama.

Reagimet e Presidentit u komentuan si tejet të gabuara në studion e Euronews Albania nga ekspertë të politikës si Adri Nurellari, Erla Mëhilli, Neritan Sejamini, Edlira Gjoni apo dhe Denar Biba e Ylli Manjani.

Nurellari, Sejamini dhe Mëhilli u shprehën se tensionet nuk i bëjnë mirë klimës politike dhe qytetarët nuk dalin në zgjedhje gjë që nuk i intereson sidomos opozitës.

Biba tha se ndërkombëtarët janë të shqetësuar pikërisht se kërkojnë që të ruhet stabiliteti politik, ndërkohë që Manjani tha se në tërësi me këtë pikë është abuzuar disi duke i dhënë më tepër rol ambasadorëve nga sa kanë në realitet.

Sidoqoftë Manjani këmbënguli se Presidenti ka gabuar me qasjen e tij për zgjedhjet dhe po kështu me mënyrën dhe momentin se si ka reaguar ndaj ambasadores.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026