Ambasadorja Kim përgjigje kritikëve pas takimit me Bashën: Kush e vendos SHBA kundër shqiptarëve, e ka gabim

24 Shtator 2021 | 16:55

Ambasadorja Yuri Kim në një deklaratë për mediat pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha tha se Uashingtoni mbetet i angazhuar për të punuar më ngushtësisht me Partinë Demokratike.

Ambasadorja u shpreh se SHBA është e vendosur të godasë korrupsionin, pavarësisht rangut, nivelit apo partisë.

“Dëshiroj të konfirmoj se për sa i përket Uashingtonit, ne jemi tepër seriozë në luftën kundër korrupsionit, luftën kundër pandëshkueshmërisë, ne jemi të gatshëm të sulmojmë atë pavarësisht ku ndodhet, pavarësisht rangut, nivelit apo partisë”, tha ambasadorja Kim.

Ajo iu përgjigj kritikave për ndërhyrje në sovranitetin e Shqipërisë, duke shtuar se SHBA kanë qenë dhe do vijojnë të jenë në mbrojtje të vendit tonë.

“Kam parë disa raportime shqetësuese sipas të cilave ajo që ka ndodhur në lidhje me përcaktimin nga Departamenti i Shtetit, qenka një lloj sulmi ndaj sovranitetit të Shqipërisë. Është diçka faktikisht e gabuar dhe është ofenduese. Do doja t’i kujtoja cilitdo që më 6 maj 1919, kur e gjithë bota donte që Shqipëria të shuhej, presidenti Wilson tha se Shqipëria do të qëndrojë. Ata që synojnë t’i vendosin SHBA kundër popullit shqiptar, do t’iu them se e keni gabim. Populli shqiptar e di që ju e keni gabim. Pozita jonë sa i përket sovranitetit të Shqipërisë nuk ka ndryshuar, pozita jonë sa i përket PD nuk ka për të ndryshuar”, u shpreh ambasadorja e SHBA.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026