Ambasadorja Kim përgëzon marrëveshjen Shqipëri-Greqi për pikë të përbashkët të sigurisë kufitare
Ambasadorja Yuri Kim përgëzoi mbrëmjen e së hënës Shqipërinë dhe Greqinë për nënshkrimin e një marrëveshjeje që shton bashkëpunimin për të garantuar sigurinë ndër-kufitare.
“Marrëveshja e sotme midis Shqipërisë dhe Greqisë për forcimin e bashkëpunimit kufitar është një zhvillim pozitiv. Një kontroll më i mirë i kufijve forcon sigurinë e dy vendeve dhe rajonit,” – shkroi Ambasadorja Kim në Twitter.
“Është mirë të shohësh miqtë të punojnë së bashku për të zgjidhur problemet e përbashkëta,” – shtoi ajo më tej.
Today’s agreement btwn ?? & ?? to strengthen border cooperation is a positive development. Better border control strengthens the security of both countries and the region. Good to see our friends working together to solve shared problems. @USEmbassyAthens @StateEUR @StateINL https://t.co/h2qNNLYcyi
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) January 18, 2021
Në Twitter-in e saj, Kim kishte etiketuar byronë qeveritare të çështjeve të Evropës dhe Eurozisë (DoS Europe & Euroasia), byronë qeveritare të çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe Narkotikëve Ndërkombëtar (INL) si dhe ambasadën amerikane në Athinë. Me këto etiketime Kim nënkuptoi se marrëveshja mes dy vendeve ishte rezultat i negocimit të departamentit amerikan.
Shqipëria dhe Greqia nënshkruan sot marrëveshje që i hap rrugë ngritjes së një qendre të përbashkët të sigurisë policore dhe doganore, qendër e cila do të ngrihet në anën greke të kufirit dhe do të ketë personel nga të dyja vendet.
Marrëveshja u nënshkrua nga dy zëvendësministrat e brendshëm të vendeve përkatëse Julian Hodaj dhe Elefterios Ikonomu.
Pika e përbashkët e sigurisë parashikohet të shkurtojë kohën e përcjelljes së informacioneve dhe do të rrisë efektshmërinë e luftës ndaj krimit ndërkufitar si trafiku i drogës apo kalimi i paligjshëm i kufirit.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta