Ambasadorja suedeze: S’do komentoj dhunën në protestë, gazetarët s’duhet të kërcënohen
Ambasadorja suedeze Elsa Hastad nga Korça nuk ka komentuar dhunën gjatë protestës për vrasjen e Klodian Rashës.
“Nuk do të komentoj dhunën në protestë. Kam ardhur në Korçë për diçka më të rëndësishme, abuzimin seksual ndaj të miturve dhe është problem me serioz që po përballemi”, është shprehur ajo.
“Mendoj se është e rëndësishme të jemi të gatshëm të shprehemi kurdo dhe kudo, po ashtu edhe gazetarët të jenë të aftë të bëjnë punën e tyre duke mbuluar çdo ngjarje, dhe mendoj që çdo gjë duhet të bëhet në paqe, harmoni dhe balancë si në një shoqëri demokratike”, u shpreh më tej ambasadorja.
Sa i përket dhunimit të gazetarit, Xhoi Malësia ambasadorja deklaroi: “E kam thënë më parë dhe e them sërish, është shumë e rëndësishme që gazetarët të bëjnë punën e tyre pa u kërcënuar”.
Ndërsa për akuzat se minorenët janë përdorur në protesta, ajo u shpreh se nuk është në dijeni të kësaj çështje.
“Nuk mundem të komentoj sepse nuk jam në dijeni për këtë gjë. Nuk kam informacione të gjërave mbi këtë çështje. Për gazin lotsjellës, nuk e komentoj këtë, por dua të them se është e rëndësishme që njerëzit të shprehin lirshëm opinionet e tyre dhe gazetarët të bëjnë punën e tyre”, tha zonja Hastad.
Në fund të fjalës së saj ambasadorja foli edhe për zgjedhjet e 25 prillit.
“Çdo shtet vendos kur t’i zhvillojë zgjedhjet elektorale, nuk mundem absolutisht të komentoj për këtë. Zgjedhjet janë një nga pikat kyçe që tregojnë një vend demokratik. Ajo ç’ka dua të them është rëndësia e madhe e votës. Ky është mesazhi im, për të rinjtë që do të votojnë për herë të parë. Mesazhi im: Votoni!”, tha ambasadorja.
Lexoni gjithashtu:
Komisioni Evropian dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestave për vrasjen e Klodian Rashës
”Janë dhunuar”, Fatjona Mejdini: Policia nuk është e vetëdijshme mbi rolin e gazetarëve në protestë
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta