Ambasadorja Yuri Kim thirrje që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale brenda dhjetorit

25 Nëntor 2020 | 13:48

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim si dhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca, zhvilluan këtë të mërkurë një takim me kryetaren e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Vitore Tushën. Me një shënim në Twitter, diplomatja amerikane këmbëngul që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale brenda 31 dhjetorit të këtij viti.

Ajo thotë se kur kjo gjë të realizohet, atëherë do të ketë merita për palët, përfshirë këtu kreun e shtetit Ilir Meta, kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi si dhe për kryetaren e KED, Vitore Tusha. 

“Bashkë me Luigi Soreca takuam sot kryetaren e KED Tusha për të rikonfirmuar afatin kohor për të caktuar kandidatë e kualifikuar për Gjykatën Kushtetuese. Takimi i nesërm i KED që përfshin Parlamentin dhe Presidencën, duhet ta çojë procesin përpara në mënyrë që Shqipëria të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale deri më 31 dhjetor. Kur kjo të ndodhë, atëherë presidenti Ilir Meta, kryeparlamenti Ruçi dhe kryetarja e KED Tushe do të meritojnë merita për ndërmarrjen e veprimeve urgjente në përputhje me opinionin e Komunitetit të Venecias dhe në përgjigje të kërkesës së popullit shqiptar për Reformën në Drejtësi,” shkruan ambasadorja Kim.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ditën e djeshme ka skualifikuar tre prej kandidatëve. Ata janë Eugen Papandili, Zhaklina Peto dhe Ilir Haznedari. 

Për dy të parët, KED kishte marrë dhe më parë një vendim të tillë. Papandili dhe Peto u s’kualifikuan sërish edhe pse ata u rifutën në garë me vendim të Gjykatës Administrative të Apelit.

Në argumentin e shtruar, KED theksoi se skualifikimi i tyre ka ardhur pasi “kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji”.

Lexoni gjithashtu: 

KED skualifikon tre kandidatë, ngec sërish plotësimi i Gjykatës Kushtetuese

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026