Amerikani në Tiranë dyshohet se vrau gruan dhe veten, ç’thonë kolegët e të njohurit

21 Gusht 2024 | 14:16

Deri mesditën e të mërkurës së 21 qershorit, asnjë prej anëtarëve të familjeve të dy viktimave që u shënuan në Tiranë përmes një akti të rëndë të shtetasit amerikan Mathew Wertz, që vrau bashkëshorten e më pas veten, nuk është paraqitur për tërheqjen e trupave.

Lajmi konfirmohet për Euronews Albania nga burime të besueshme pranë grupit hetimor dhe korrespondecat që kanë patur Ministria e Drejtësisë me Institutin e Mjekësisë Ligjore. Kjo e fundit ndodhet ende ne pritje të nxjerrjes së shkaqeve përfundimtare të vdekjes së çiftit të bashkëshortëve.

Grupi hetimor i ngritur për krimin në familje ka marrë në pyetje kolegët dhe drejtuesit e kolegjit ku punonte Matthew Wertz. Në deklarimet e këtyre të fundit mësohet të kenë thënë se profesori amerikan ishte i qetë dhe nuk ka shfaqur asnjë problematikë për katër vite që ka shërbyer në këtë kolegj apo të ketë ndarë me ta ndonjë shqetësim.

Çifti mësohet se më herët ka jetuar në një banesë që ndodhet tek “Unaza e Re” dhe vetëm prej një muaj ishin zhvendosur në banesën private ne rrugen “Valbona” ne Laprakë ku ndodhi ngjarja, banesë të cilën e kishin marrë me qira.

Nga fqinjët nuk ka deklarime me vlerë për hetimin pasi nuk kanë patur shumë komunikim me to. Ndërkohë të njohur të Matthew Wertz thonë se në të shkuarën ka patur probleme me konsumimin e alkoolit dhe depresionin.

Në banesë janë rikthyer ekspertët për të gjetur gjurmë të mundshme të tjera përveç atyre të çiftit të bashkëshortëve. Trupat e tyre i janë nënshtruar ekzaminimeve mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet konkrete të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet se burri vrau gruan më pas 2 qentë që mbanin në banesë dhe më pas veten. Trupat vijojnë të qëndrojnë prej ditës së ngjarjes dhe deri më sot në morg.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga...
22:30 | 20/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet

Sonila Çela, Drejtore e Institutit kërkimor Data Centrum, ka folur në “Now” lidhur me arsyet pse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë. Çela ka shpjeguar edhe...
22:19 | 20/07/2026