“Amnisti e vonuar”/ Xhafa thekson se duhet të ndiqen masa alternative nga gjykatat
“120 të burgosur ne burgun e Drenovës pas miratimit të amnistisë përfitojnë lirinë e tyre si dhe ulje dënimi. Burime të siguruara thanë se 40 të burgosur për vepra të ndryshme penale falë kësaj amnistie do të lënë qelitë e burgut të Drenovës ndërkohë që 80 të tjerë do të kenë ulje dënimi për kohën e mbetur.”
Avokati Esmerald Xhafa shprehet se kjo amnisti është e vonuar, amnisti që duhej votuar kohë më parë.
“Amnistia është përfitim ligjor të cilin i jepet personit të burgosur ose paraburgosur e si e tillë duhej votuar që kur është diskutuar, sepse është një amnisti e vonuar. Është amnisti që ka djegur shumë persona të tjerë që nuk ka përfituar, sepse për 2 muaj mbushet viti kur ministri Ulsi Manja nxori projektligjin”-tha Esmerald Xhafa.
Sipas avokatit, për të mos u përballuar më me një ngarkesë të tillë në dhomat e paraburgimit, gjykatat duhet të japin masat alternative sigurie, qoftë arrest shtëpie, detyrim paraqitje, garanci pasurore si dhe mbikëqyrje elektronike.
“Me politikat penale të cilat aktualisht ndjek gjykata nuk besoj se do ndihet ndryshim sepse një javë ose dy javë do jetë mbushur plot përsëri, kjo për faktin se masa e arrestit me burg është kthyer në rregull e jo rastësisht përjashtimor siç e kërkon kodi i procedurës penale. Masat e dënimit me burgim janë kthyer në rregull duke mos u aplikuar masat alternative. Ne qofte se ne nuk ndryshojmë sjelljen penale në lidhje me dhënien e të dënimit, jo një amnisti por e çdo muaj të dalë aminsti, nuk rregullohet ky problem.”
Për një qytetar i cili pret në derën e burgut të Drenovës të takojë nipin e tij, miratimi i amnistisë penale është pozitive.
“Kam nipin brenda në burg. Nuk e di a përfiton por them se do fitoje diçka. Pres. Pozitive është po, si të them, kam qejf të dale. E kam nip, u bë mirë që u miratua. Të dalë ai e të tjerët”-nënvizoi ajo.
120 të burgosur që përfitojnë nga amnistia janë dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, dhënie e ndihmës së paligjshme të kufirit, vjedhje si dhe vepra të tjera penale.
Për të gjithë personat që përfitojnë nga amnistia drejtoria e burgut të Drenovës ka bërë gati dosjet e tyre dhe ja ka paraqitur ministrisë së linjës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta