Amnistia fiskale do favorizonte botën e krimit, thotë Meta

11 Tetor 2022 | 13:33

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se amnistia fiskale, e propozuar nga kryeministri Edi Rama, ka për qëllim të favorizojë botën e krimit.

Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se amnistia do kriminalizonte ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.

“Kjo iniciativë e kryeministrit aktual, do favorizonte qartësisht botën e krimit, duke iu ofruar mundësi që të ardhurat e përfituara ndër vite për aktivitetin kriminal nga grupe të organizuara, të pushtojnë ekonominë vendase dhe veçanërish tregun financiar në mënyrë të ligjshme. Do goditej drejtpërdrejtë biznesi  indershëm dhe iniciativa e ndershme, do kriminalizohej e gjithë ekonomia dhe shoqëria shqiptare”, theksoi ai.

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Yan Sun deklaroi se Shqipëria nuk është ende gati për të bërë amnistinë fiskale.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Tiranë me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, Sun u shpreh se projektligji mund të konsiderohet si një dëmtim për moralin tatimor.

Sipas saj, qeveria duhet të ndryshojë projektligjin e amnistisë në një program të vetëdeklarimit vullnetar, dhe për ta bërë këtë duhet të ketë një sistem modern të administratës tatimore.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026