“Amnistia fiskale, rrezik për progresin”, ambasadorja e BE flet për raportin e KE
Progres raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë vijon të lexohet ndryshe nga opozita dhe ndryshe nga mazhoranca, çka u reflektua sërish në mbledhjen e këshillit të integrimit, ku e pranishme ishte edhe ambasadorja e BE-së Christian Hohmann.
Kryetarja e Këshillit dhe përfaqësuesja e opozitës, Jorida Tabaku ngriti shqetësimin e korrupsionit në vend, dhe dy nismave të qeverisë siç janë pasaporta e artë dhe amnistia fiskale.
“Problemi i pasaportave të arta, por njëkohësisht dhe ligji i amnistisë fiskale. Shqipëria duhet të përmbahet nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve pasi do të bënte një rrezik për sigurinë, pastrimin e parave dhe evazionin fiskal. Nga ana tjetër raporti shprehet se miratimi i një amnistie tatimore dhe penale, kundër këshillave të BE-së mund të rrezikoj përparimin në këtë fushë.”- tha Jorida Tabaku.
Ndërsa nga përfaqësuesit e mazhorancës u vlerësuan si raporti më i mirë me të cilin është vlerësuar ndonjëherë vendi ynë, duke theksuar se nga ligji i amnistisë fiskale, ndonëse i kritikuar nuk do të tërhiqen.
‘Ndoshta ke marrë raportin e ndonjë vendi tjetër, se këtë që thatë nuk e gjen në raport. Ky është një nga më të mirët që ka marrë Shqipëria. Përsa i përket ligjit për amnistinë, ligji për amnistinë do të bëhet”- tha Taulant Balla.
“Mendoj se pavarësisht mendimeve politike, ky është një moment për t’u ndjerë mirë, sepse ky raport e njeh punën që është bërë dhe e konfirmon punën e Shqipërisë.”- tha Olta Xhaçka.
Por ndryshe nga palët politike ambasadorja e Bashkimit europian Chirstian Hohmann e ka të qartë vlerësimin e Komisionit Europian për fushat ku vendi ynë ka bërë ose jo progres.
Ajo foli për rezultate te mira në sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit, por kërkoi nga qeveria të bashkëpunojë me opozitën për reformat e të heqë dorë nga ligjin për amnistinë fiskale.
“Raporti i bën thirrje qeverisë të vijojë të përqendrohet për çuarjen para të reformave me opozitën e pjesët e shoqërisë. Shteti i së drejtës, funksionimi i gjyqësorit, ka pasur progres të mirë në përgjithësi. SPAK ka dhënë vendime të rëndësishme të formës së prerë për zyrtarë të nivelit të lartë. Në luftën kundër pastrimit të parave, Shqipëria mbetet në juridiksionin e monitorimit të shtuar, miratimi i një amnistie fiskale do të rrezikonte progresin në këtë fushë”- tha ajo.
Ambasadorja ishte kritike edhe për lirinë e medias, duke shprehur keqardhje që sulmet verbale dhe intimidimi ndaj gazetareve nuk janë ndalur.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta