AMP arreston 2 punonjës policie, njëri i vodhi shumën e konsiderueshme gruas

19 Dhjetor 2024 | 11:12

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar këtë të enjte dy punonjës policie, të cilët akuzohen për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Në Rajonin Shkodër-Lezhë, AMP ka ndaluar Inspektorin L.T., punonjës në Komisariatin e Policisë Mirditë, i dyshuar për veprën penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Sipas të dhënave punonjësi i policisë është përfshirë në një aksident në “Rugën e Kombit”, ku përplasja e mjetit ka shkaktuar dëme materiale. Pas verifikimit me testin e alkoolit, ai rezultoi pozitiv.

Po ashtu, në Rajonin Vlorë-Gjirokastër, AMP ka arrestuar Inspektorin J. R., punonjës në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, i dyshuar për disa vepra penale, si “Vjedhje”, “Dhunë në familje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta”.

Ish-bashkëshortja e Inspektorit e ka denoncuar atë për dhunë në familje dhe shkelje të urdhërit të mbrojtjes, duke raportuar se ai i vodhi një valixhe me 5 milionë lekë.

Pas hetimeve dhe gjatë kontrollit të banesës së kunatit të inspektorit, policia sekuestroi 8,000 Euro dhe një valixhe të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.

Gjatë kontrollit të vetë banesës së punonjësit të policisë në qytetin e Gjirokastrës, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi prej 287 fishekësh pistolete të tipit TT, një dorezë metalike, një krehër me 7 fishekë dhe 1 palë pranga.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Këtë të marte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 45 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë...
19:40 | 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka tronditur mbrëmjen e kësaj të marte banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime...
19:25 | 14/07/2026

Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën

Temperaturat e larta që po përjeton vendi po ndikojnë në shëndetin e popullatës. Mjekët kardiologë thonë se pacientët e tyre dhe personat mbi 65 vjeç...
19:11 | 14/07/2026