Amsterdami teston varkat-robot, projekti për të lehtësuar transportin dhe për të pastruar qytetin

27 Tetor 2021 | 22:33

Shumë shpejt turistët në Amsterdam do të shohin një mjet lundrues, me përmasat e një makine të vogël, që vetëdrejtohet dhe që kalon në heshtje në kanalet e qytetit, duke transportuar pasagjerë ose mallra.

Bëhet fjalë për varkën-robot, një mjet me fuqi elektrike, pjesë e një projekti që mund të ndryshojë përdorimin e rrugëve ujore të qytetit.

Sinkron Stephan Van Dijk, Instituti për Zgjidhjet Metropolitane, Amsterdam:

Stephan Van Dijk, Instituti për Zgjidhjet Metropolitane thotë se kjo risi vjen kryesisht për shkak se ka mbingarkim të trafikut rrugor, ndërkohë që kanalet ujore janë të pashfrytëzuara.

“Ne kemi një mbingarkim të trafikut rrugor, që po bën rrëmujë në rrugët e vogla. Por në të njëjtën kohë kemi edhe shumë hapësira ujore në kanale që nuk përdoren më për transport, por vetëm nga turistët. Ndaj ne zhvilluam një varkë vetëdrejtuese, autonome, për të ndihmuar qytetin në aspektin logjistik”.

Pas 4 vitesh prova me versione më të vogla dhe ripërcaktime të konceptit, prodhuesit treguan të mërkurën dy produktet e para, të quajtura “Roboats”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026