Analistët shpjegojnë heshtjen e PD për ish-liderin Sali Berisha
Në 10 shtator Partia Demokratike rikthehet në Kuvend pas 30 muajsh mungesë. Nga 19 shkurti 2019 deri në 10 shtator 2021, Partia Demokratike kas qen vazhdimisht nën presionin e ndërkombëtareve.
Atëherë nuk u mbështet kur la mandatet kurse dot, Partia Demokratike është nën presion për shkak të qëndrimit që duhet të mbaj me ish-liderin e saj, Sali Berisha i shpallur ‘non grata’ nga SHBA, që kërkon gjithashtu që ai mos të futet në Kuvend.
Vetë Berisha nuk ka pranuar që të distancohet nga grupi parlamentar demokrat, por as Partia Demokratike nuk ka marrë asnjë vendim deri më tani.
Për analistin Aristir Lumezi, distancimi i PD nga Berisha është i vështirë për shkak të peshës që ka pasur, por tani është koha që kjo parti të dalë nga hija e tij.
“Mesa duket është shumë e vështirë që të shkëputet Partia Demokratike nga Z.Berisha. Hija e tij është kudo. Por është një detyrim i Partisë Demokratike, për të mbyllur një faqe dhe për të hapur një faqe tjetër dhe të kërkojë një distancim nga Berisha. Jo duke mohuar gjithçka ai ka bërë, por duke e lënë atë që të merret me këtë çështje në mënyrë private.”
Ermal Hasimja thotë se largimi i Berishës mund të ketë pasoja dhe shpjegon arsyen e hezitimit të Bashës për të marrë një vendim.
“Qëndrimi i tij në PD i dëmton marrëdhëniet e kësaj partie me aleatët amerikanë. Në të gjitha variantet PD do të marrë një goditje. Dilemat e z.Basha janë ato që kanë të bëjnë se cila nga goditjet kërkon më pak sakrifica.”
Partia Demokratike mori 59 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, por mbetet për t’u parë se sa deputetë do të ketë në grupin parlamentar, pasi në lista ka pasur edhe aleatët.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta