Analistët Sinani dhe Rushiti komentojnë ndërhyrjen e Kurtit dhe Zaevit në zgjedhjet në Shqipëri
Analisti Resul Sinani deklaroi në Euronews Albania se ndërhyrja kryeministrave të vendeve të rajonit në zgjedhjet e 25 prillit është diçka e re dhe se duhet të shihet një bashkëpunim pozitiv për popullin shqiptar.
“Unë mendoj në si shqiptarë në rajon nuk e di pse kemi një frikë që të bashkëpunojmë apo koordinohemi me njëri-tjetrin. Çështja e shqiptarëve në Ballkan është akoma e pazgjidhur dhe duhet të bashkëpunojmë në të gjitha mënyrat”, u shpreh Sinani.
“Në Kosovë dihet që partitë e djathta, sidomos LDK dhe Partia Demokratike në Shqipëri kanë pasur raporte më të mira, dhe partitë e majta dhe PS dhe partitë e dala nga lufta kanë pasur raporte më të afërta. Thirrja e zotit Zaev dhe përfshirja e LVV në zgjedhjet ne Shqipëri është diçka e re”, shtoi ai më tej.
Teksa Sinani e shihte pozitivisht “ndërhyrjen” duke e konsideruar “qasje për bashkëpunim mes partive simotra”, analisti nga RMV, Sulejam Rushiti e shihte ndryshe.
Ky i fundit e konsideroi si “kthim favori” deklaratën e kryeministrit verio-maqedonas Zoran Zaev për zgjedhjet në Shqipëri.
Rushiti deklaroi në Euronews Albania se të njëjtën gjë pati bërë më parë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Sipas tij, ndërhyrja e Zaevit nuk ka pasur jehonë në Maqedoninë e Veriut dhe ndikimi i tij në Shqipëri varet te qëndrimi që kanë qytetarët ndaj zgjedhjeve në tërësi.
Ai tha se në përgjithësi “ndërhyrjet kanë qenë ndërhyrje partiake, apo qoka për interesa të tjera”.
Zoti Rushiti theksoi se për shqiptarët do të ishte ndryshe po të kishte deklarata nga Shtetet e Bashkuara apo Bashkimi Evropian.
Lexoni gjithashtu:
Kryeministri i RMV bëhet pjesë e fushatës në Shqipëri, Zaev: Votoni Edi Ramën
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta